Pse më Sulmon Milaim Zeka: Çfarë Fshihet Pas Propagandës së Tij?
📩 Njoftim për lexuesit e Spotlight Për një çështje që s’duhet heshtur 🔻
Gjetje tronditëse: Si Milaim Zeka dhe Halit Sahitaj bashkëpunojnë me shërbimet ruse dhe mekanizma të mediave serbe për të shantazhuar dhe manipuluar narrativën e luftës çlirimtare në Kosovë.
Zeka Sulmon, shpif dhe trillon kundër meje, sepse hetimet tona zbuluan lidhjet e tij me FSB-në dhe skemat ruse për shantazh në Kosovë.
Të nderuar lexues,
Në ditët e fundit, emri im është përmendur në mënyrë të rreme nga z. Milaim Zeka, me trillime se gjoja “më kanë parë në Beograd”, duke u përpjekur t’i japë kësaj një ngjyrim të dyshimtë.
Pse kjo përbaltje tani?
Sepse unë dhe ekipi im editorial në Londër kemi hulumtuar dhe publikuar lidhjet e dokumentuara të tij me Halit Sahitaj, një operativ shqiptar nga Kosova, me shtetësi serbe, që punon për shërbimet sekrete ruse (FSB) në Evropë.
🔻 Hulumtimet tona zbulojnë përfshirjen e tyre në skema shantazhi dhe krijimi kompromatesh në shërbim të interesave ruse dhe serbe në Kosovë.
🔻 Zbuluam gjithashtu se z. Zeka i ka shitur pamjet e luftës çlirimtare televizionit shtetëror serb RTS, të përdorura më pas në dokumentarin propagandistik "Shtëpia e Verdhë", një trillim i rrëzuar nga drejtësia ndërkombëtare.
🔻 Zt Zeka gjithashtu (sipas gjetjeve tona) është ndër individët që kanë ofruar dëshmi për Tribunalin Special në Hagë, me qëllim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Për pasojë, propaganda dhe shpifjet e tij ndaj meje janë një tentativë hakmarrjeje ndaj gazetarisë sonë të pavarur.
Ndërkohë, avokatët tanë në Londër kanë nisur veprimet ligjore kundër mediave që kanë përhapur këto shpifje, duke nisur me Top Channel, KLAN Kosova dhe TV Dukagjini.
Lexoni më poshtë artikujt tanë investigativë që ndriçojnë këtë rrjet të errët kriminal:
🔴 Një Gazetar, një Ndërmjetës dhe një Mjeshtër i Manipulimit
👉 https://www.revistaspot.net/p/dyfytyresia-nje-gazetar-nje-ndermjetes
⭕️ Në Zemër të Makinerisë së Dezinformimit
👉 https://www.revistaspot.net/p/ne-zemer-te-makinerise-se-dezinformimit
☑ Lexoni. ☑ Mendoni. ☑ Ndani me të tjerët.
Kosova dhe Rruga e Vështirë drejt Drejtësisë
Për shumë vite, informacioni im për Zyrën e Prokurorit të Special (ZPS) ishte i kufizuar. E dija për ekzistencën e saj, por nuk isha tërhequr thellë në veprimtarinë dhe rëndësinë e saj. Mediat ndërkombëtare me të cilat bashkëpunoja shpesh e anashkalonin këtë institucion, duke e konsideruar ndoshta shumë specifik për t'u trajtuar në një kontekst më të gj…