Gazetaria e Pavarur përballë Narrativave të Shteteve të Fuqishme
Hybrid.info pretendon ta luftojë dezinformimin, por praktikisht e ushtron atë: zëvendëson faktet me autoritet, mbulon skandalet diplomatike dhe delegjitimon gazetarinë kritike në shërbim të patronëve.
Ka një ironi zbuluese në vetë emrin Hybrid.info. Kjo organizatë paraqitet si mbrojtëse kundër kërcënimeve hibride, dezinformimit të huaj, ndikimit të keqdashur si dhe propagandës korrozive, por praktika me të cilën ajo merret më shpesh është pasqyra e kundërt e këtij misioni. Ndërhyrjet e saj, të veshura si “kontroll faktesh”, mbartin të gjitha shenjat dalluese të vetë luftës hibride: burime të përzgjedhura, akrobaci semantike, dhe një refuzim i qëllimshëm për t’u përballur me dëshmitë kur ato përplasen me interesat e përfituesve e financuesve të saj.
Sulmi i tyre i fundit1, ku raportimin e The Gunpowder Chronicles2 për largimin e ambasadorit Jorn Rohde e quajnë “dezinformatë”, është një shembull tipik i kësaj përmbysjeje.
Çfarë raportuam ne dhe çfarë anashkalon Hybrid.info?
Të jemi të qartë: artikulli ynë nuk shpiku fakte. Ai paraqiti një dosje, deklarata publike, korrespondencë zyrtare, përgjigje shmangëse dhe prej tyre nxori një përfundim. Ne argumentuam se largimi i Ambasadorit, megjithëse i mbuluar nga Berlini me trillimin e sjellshëm të “rotacionit rutinë”, në thelb ishte një shkarkim i nxitur nga vëzhgimi dhe raportimi i vazhdueshëm i sjelljes së tij nga ana jonë. Ky është një përfundim i rrënjosur në prova, i hapur për debat, por jo për t’u shpallur me lehtësi si fabrikim.
Hybrid.info, përkundrazi, e zëvendëson provën me autoritetin. E gjithë kundër-argumentimi i tyre mbështetet tek zëdhënësia: “sepse Ministria e Jashtme gjermane thotë se ishte rutinë, atëherë duhet të ishte rutinë.” Në këtë mënyrë ata braktisin detyrën qendrore të verifikimit. Kontrolli i fakteve nuk është stenografi. Të përsëritësh vijën zyrtare nuk është ta testosh atë. Nëse gazetaria ka një kuptim, ai është pikërisht akti i vënies në pyetje të të fuqishmëve kur ata insistojnë se dukja është gjithçka.
Por ajo që Hybrid.info nuk i prek janë faktet konkrete:
solidariteti i Ambasadës me një kallëzim penal të pabazuar ndaj një qytetari3;
banalizimi i urës së Mitrovicës si thjesht një “problem trafiku”;
nxitja e kryetarëve të zgjedhur për të braktisur zyrat e tyre, në kundërshtim me konventat e Vjenës4.
Të gjitha këto janë dokumentuar5; asnjë nuk mori përgjigje nga Berlini kur u pyet drejtpërdrejt.
Koha dhe kuptimi i saj
Njoftimi për largimin e Rohdes erdhi vetëm pak ditë pas pyetjeve tona zyrtare ndaj Ministrisë së Jashtme gjermane. Koincidenca ishte e qartë, po aq sa ishin të thata mohimet. Ta shpallësh këtë rastësi si të parëndësishme, ose ta mbulosh me një njoftim “pensioni”, nuk është kontroll faktesh. Është menaxhim narrativ.
Kur fjala “dezinformim” bëhet armë
Dezinformimi, i përkufizuar saktë, është fabrikimi i qëllimshëm i gënjeshtrave për të mashtruar. Një editorial investigativ që sjell prova dhe ngre një përfundim që mund të debatohet, kritikohet, madje edhe të hidhet poshtë, nuk është dezinformim. T’i bashkosh këto kategori është t’i japësh armë një termi. Jo mburojë për të vërtetën, por çekiç kundër gazetarisë së papërshtatshme.
Kjo është luftë hibride me një emër tjetër: shkatërrimi i besimit publik jo duke hedhur poshtë faktet, por duke i turbulluar ato, duke e ricaktuar kundërshtimin si mashtrim, dhe duke e etiketuar gazetarin kritik si kërcënimin e vërtetë.
Kush paguan, kush përfiton?
Fakti që Hybrid.info financohet nga qeveritë perëndimore nuk është detaj i vogël. Ky fakt shpjegon reagimin e tyre. Përballë raportimeve që e turpëruan Berlinin por edhe Washingtonin ditë më parë6, ata u rreshtuan jo me provat, por me pushtetin, sikur mandati i tyre të ishte mbrojtja e patronëve dhe jo shërbimi ndaj publikut.
Ky është thelbi i një fushate hibride: qeveritë ia delegojnë policimin e narrativës OJQ-ve të veshura me petkun neutral të verifikimit, që të bëjnë atë që vetë shtetet nuk mund ta bëjnë hapur: delegjitimimin e kundërshtimit.
Heshtja si metodë
Ajo që është më e dëmshme nuk është ajo që Hybrid.info e rrëzon, sepse nuk rrëzuan asgjë, por ajo që anashkalojnë. Ata injorojnë pasojat etike të një diplomati që ndërhyn në punët e brendshme të një shteti sovran. Ata injorojnë gjyqësorin që minohet nga duartrokitjet e ambasadës për një rast të pabazuar. Ata injorojnë precedentët korrozivë kur liria e shprehjes shkelet në emër të “solidaritetit”7.
Këto heshtje nuk janë të rastësishme; ato janë metodë.
Gazetaria e pavarur nuk frikësohet nga debati
Ne e mirëpresim debatin. Por debati kërkon përballje me prova, jo shmangien e tyre. Ta quash hulumtimin gazetaresk “supozoim”, ta shpallësh përfundimin “fabrikim”, ta reduktosh kontrollin e pushtetit në përsëritje të mohimeve të pushtetit, nuk është kontroll faktesh, është bashkëpunim në fabrikimin e tyre.
Emri Hybrid.info tashmë ka treguar kuptimin e tij më të vërtetë: nuk përshkruan kërcënimet që thotë se i ekspozon, por taktikat që vetë i përdor. Kundër gazetarisë së pavarur, ajo është bërë një armë hibride: pjesërisht OJQ, pjesërisht zyrë PR-i, pjesërisht çekiq kundër të vërtetës kur ajo e kërcënon imazhin e patronëve që e financojnë.
Nëse ata do ta kishin zgjedhur rrugën e verifikimit të ndershëm, ata do të mund të përballeshin me provat tona, ta kundërshtonin arsyetimin tonë dhe të hapnin një debat të vërtetë për diplomacinë, llogaridhënien dhe rolin e shtypit. Por ata zgjodhën ta shpallin më etiketen më të dryshkur në hapësirën e informacionit modern »dezinformim« pa provuar fabrikimin, pa e trajtuar substancën, pa sjellë prova.
Duke bërë kështu, ata nuk na diskredituan neve. Ata e diskredituan veten.
Kujtesë për lexuesit në Kosovë
Mos u mashtroni nga ata që thonë se po luftojnë kundër “luftës hibride” ndërkohë që vetë e ushtrojnë atë. Një mjet i tillë nuk i shërben publikut, por vetëm pushtetit që e financon. Gazetaria e pavarur është në anën e qytetarëve, jo të patronëve.
Mbështetja juaj për ne, është akt rezistence i luftës psikologjike kundër Republikës së Kosovës | ☑ Abonohu | ☑ Dhuro |
Hybrid.info: Rojtarë të Gënjeshtrave, por jo të së Vërtetës
Fakti është i thjeshtë dhe i verifikueshëm: nuk ka asnjë “Dialog Strategjik” të nënshkruar mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ekziston dokument, nuk ka tekst të publikuar, nuk ka mekanizëm zbatimi, as kalendar zyrtar. Është një fantazmë diplomatike.
Pretendim pa fakte se Ambasadori gjerman Rohde u shkarkua — Hybrid.info.
Scrutiny That Stuck: Journalism Forces Berlin’s Hand on Rohde
After relentless scrutiny by The Gunpowder Chronicles, Ambassador Jörn Rohde exits Kosovo, Berlin calls it “routine,” but the record shows dismissal for breaches of diplomacy and democracy. — The GPC Europe Watch.
German Embassy in Prishtina Facebook Post June 21, 2025.
When Diplomacy Becomes Subversion: The Rohde Record
In Kosovo, Rohde built not bridges but barricades: elevating extremists, silencing dissent, and teaching a nation to mistrust its own democracy. — The GPC Politics.
Hybrid.info: Rojtarë të Gënjeshtrave, por jo të së Vërtetës
Hybrid.info e quajti të “paverifikuar” të vërtetën që ne e raportuam, por dështoi të provojë ekzistencën e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA. Në vend të provave, ata po gënjejnë. — KB Vezhgimi Mbi Median.
International Silence on a Press Freedom Scandal
A celebrated press freedom advocate is accused of using international influence to silence a critic, while organisations that endorsed her evade detailed questions demanding accountability. — The GPC Media Watch.