Institucionet e Kosovës po luajnë lojën ballkanike të Putinit
Me çertifikimin e partisë së Arsenijeviqit, PAPZ nuk po e mbron demokracinë; ata po e legjitimojnë rrjetin beogradas të spiunazhit dhe po i japin kredibilitet një provokatori në stilin e Kremlinit.
Demokracia nuk është marrëveshje për vetëvrasje. Kur një shtet i ri përballet me një fushatë të orkestruar për ta zbrazur nga brenda, detyra e parë e institucioneve është mbrojtja e rendit kushtetues. Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore (PAPZ) e bëri të kundërtën. Në fund të gushtit, PAPZ urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të çertifikojë partinë “Demokracia Serbe” të Aleksandar Arsenijeviqit për zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Ky vendim erdhi vetëm pak ditë pasi i detyroi të rikthejnë në garë edhe Listën Serbe.
Në sipërfaqe, këto vendime shiten si procedurë ligjore për “të mos privuar pakicat nga e drejta e votës”. Por realiteti është më i thellë: çertifikimi është vula e Republikës. Dhe kur kjo vulë i jepet aktorëve të lidhur me dhunë të armatosur, me rrjete të shpallura terroriste dhe me strukturat e shërbimeve serbe, atëherë institucioni po e ngatërron procesin ligjor me vetëshkatërrim.
Asnjë rast nuk e ilustron këtë më qartë se rasti i Aleksandar Arsenijeviqit.
Kush është “Aco i Çmendur”?
I njohur si “Aco Ludi”, në tre vitet e fundit Arsenijeviqi është shfaqur si provokatori kryesor në veri të Kosovës. Ish-ligjërues i kimisë në Mitrovicë, ai e ktheu veten në kryetar të partisë së orkestruar nga Beogradi “Demokracia Serbe”, duke u maskuar si “mbrojtës i komunitetit serb”, ndërkohë që në realitet vepron si hallkë e strategjisë destabilizuese të Beogradit. Metodat e tij janë të njohura: provoko tensione etnike, organizo skena dhune, filmoi ato dhe shitja Perëndimit si “dhunë ndaj serbëve”.
Në maj të vitit 2023, gjatë përplasjeve të dhunshme në Zveçan ku u plagosën mbi 30 paqeruajtës të NATO-s, emri i tij u përmend si organizator. Po atë vit, pas sulmit terrorist në Banjë të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, u shfaq në fotografi me persona të përfshirë direkt në atë akt ku u vra një polic i Kosovës.
Dy prej shokëve të Arsenijeviqit u arrestuan, një është ende në arrati për terrorizëm.



Arsenijeviq kurrë nuk dha shpjegim për praninë e tij në mesin e tyre, edhe pse mundësinë ia kishim dhënë që në prill të vitit 2024 para se t’i botonim gjetjet tona hulumtuese lidhur me aktivitetin e tij në Kosovë1.


Hulumtimet tona të pavarura në prill të vitit 2024 zbuluan lidhjet e tij me Sfens Café në Mitrovicë, një lokal i lidhur me trafikantin e drogës dhe që besohej se ishte në pronësi të Dejan Dukiq, i shpallur terrorist dhe i lidhur me sulmin e Banjës.

Në publik, Arsenijeviqi vazhdonte të takohej me ambasadorë amerikanë, gjermanë dhe britanikë, duke i kthyer këto fotografi në propagandë për ta paraqitur veten si “përfaqësues i serbëve të Kosovës” me mbështetje ndërkombëtare.




Armët e gjetura dhe propaganda
Në qershor 2025, Policia e Kosovës dhe AKI, me mbikëqyrje nga KFOR dhe EULEX, zbuluan në Vallaç një arsenal të fshehur armësh në pronësi të lidhur me Arsenijeviqin: raketa hedhës, mitraloz, pushkë automatike, granata dhe radio të enkriptuara. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se ky arsenal mjaftonte për të pajisur një njësi të tërë terroriste. Partia e tij mohoi, duke e quajtur “kurth politik”. Por mohimi bie ndesh me një model të përsëritur prej vitesh: lidhje me terroristë, propagandë etnike, armatime të fshehura.




Ky është njeriu që PAPZ urdhëroi të çertifikohet për zgjedhje.
Demokracia nuk është vetëvrasje
Institucionet e Kosovës kanë toleruar për dy dekada një veto të brendshme të Beogradit përmes Listës Serbe. Kjo është e njëjta metodë që Putini përdori në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë para se të kalonte në agresion të hapur ushtarak. Sot, Aleksandar Vuqiçi po e përsërit atë model në Kosovë: trojanë politikë të zgjedhur në zgjedhje, por të lidhur ngushtë me shërbimet serbe.
Në çdo shtet tjetër evropian, një parti e lidhur me armë dhe rrjete terroriste do të pezullohej menjëherë. Në Kosovë, përkundrazi, ajo po merr vulën e ligjshmërisë. Ky nuk është pluralizëm. Ky është kapitullim.
Kush humb?
Humbin qytetarët serbë të Kosovës që duan të jetojnë e të marrin pjesë në jetën publike pa diktatin e Beogradit. Humb demokracia, e cila përdhoset kur çertifikon terroristë si “përfaqësues politikë”. Mbi të gjitha, humb sovraniteti i Republikës së Kosovës.
Aleksandar Arsenijeviq nuk është viktimë, siç përpiqet të shitet. Ai është kanceri i Beogradit brenda trupit politik të Kosovës. Automjeti që ngiste ishte i njërit nga terroristët e Banjsës. Arsenali i armëve u gjet në pronën e tij. Dhe megjithatë, institucionet e Kosovës (PAZP) ia dhanë çertifikatën për zgjedhje edhe pse vetë Arsenijeviq është në arrati.
Kjo nuk është mbrojtje e demokracisë. Është prostituim i saj. Është ftesë për atentatorin që ta ulësh në sofër dhe pastaj të reagosh i habitur kur ai të pret me thikë në qafë. Historia nuk do ta falë këtë tradhti që maskohet si “pluralizëm”.
Republika e Kosovës meriton më shumë. Dhe qytetarët e saj duhet ta bëjnë të qartë se nuk do të rrinë duarkryq ndërsa armiqtë e shtetit legjitimohen me vula institucionale.
Mbështetja juaj për ne, është akt rezistence i luftës psikologjike kundër Republikës së Kosovës | ☑ Abonohu | ☑ Dhuro |
Provokatori i Veriut: Arsenijevic Orkestron Përleshje të Reja, Buzhala e Mbështet Atë
Në atmosferën e tensionuar të Mitrovicës së Veriut sot, një shkëndijë e vogël ndezi një tjetër shpërthim të tensioneve etnike, një skenë që është bërë shqetësueshëm e njohur në rajon. Aleksandar Arsenijevic, i njohur për aktet e tij provokuese, ishte në qendër të polemikës së fundit, duke tërhequr vëmendjen e publikut edhe një herë. Arsenijevic, një lid…
Aleksandar Arsenijevic: A Controversial Catalyst in Kosovo’s Political Turmoil
In my latest report, I reveal how Kosovar-Serb Aleksandar Arsenijevic's actions are stirring Kosovo's unrest, highlighting his criminal ties and the looming threat to national security. — The GPC I Unit.