Klinaku dhe Selmani nën aktakuzë për kërcënime ndaj Albin Kurtit
Nuk është “opinion politik”: është kërcënim me vrasje. Prokuroria e sjell para gjykatës rastin Klinaku–Selmani si sinjal kundër tentativave për t'i normalizuar vrasjet politike në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti më 1 gusht 2025 aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Seanca fillestare u hap sot në Prishtinë; të pandehurit u deklaruan të pafajshëm. Aktakuza, e siguruar dhe publikuar nga “Betimi për Drejtësi”1, përmbledh postimet publike të Klinakut në Facebook të 29–30 gushtit 2023 ku ai shprehet qartësisht: “Më parë e vras Albin Kurtin…” dhe e përsërit një ditë më pas.



Çfarë është thënë dhe nga kush
Dokumenti i prokurorisë citon fjalë–për–fjalë deklarimet e Klinakut: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”; më 29 gusht 2023 ai shkruan sërish se “po e përsërit” të njëjtin mesazh. Këto nuk janë metafora politike apo hiperbolë e zemëruar; janë deklarime eksplicite për eliminim fizik të një personi të caktuar, kryeministrit. Selmani, në një pikë të dytë të aktakuzës, akuzohet se e ka mbështetur publikisht postimin kërcënues dhe ka artikuluar mesazhe që nxisnin dhunë.
“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.
Pse kjo vepër është kërcënim në kuptimin juridik?
Neni 181 i Kodit Penal të Kosovës2 (“Kanosja”) sanksionon si vepër penale kërcënimin për vrasje ose dëmtim të rëndë, veçanërisht kur drejtohet kundër një zyrtari publik për shkak të detyrës dhe bëhet publikisht. Elementet kryesore këtu janë adresim i qartë i viktimës, shprehja e drejtpërdrejtë për vrasje, përsëritja dhe botimi publik i qëndrimit përmbushen. Edhe pse liria e shprehjes garantohet nga Kushtetuta, ajo nuk përfshin thirrjet për dhunë apo kërcënimet e drejtuara me vrasje ndaj individëve dhe personave publik.
Konteksti i sigurisë: nga Banja te klima e tensionuar
Këto postime u bënë disa javë para se, më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiqiç të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjë të veriut të Mitrovicës, ku u vra një zyrtar policie, Afrim Bunjaku3. Radoiqiç më pas mori përgjegjësinë publike4; autoritetet e Kosovës dhe raportime ndërkombëtare e kanë lidhur direkt me organizimin e grupit5. Ngjarja u përshkrua gjerësisht si përpjekje e orkestruar për të ndryshuar faktikisht kontrollin në veri.
Në muajt që pasuan, u hetuan dhe u ngritën aktakuza kolektive për terrorizëm ndaj dhjetëra personave të lidhur me sulmin6; shumica ndodhen në Serbi dhe proceset vazhdojnë. Klima e sigurisë në vend, sidomos për figurat kryesore të institucioneve, mbetet e ndjeshme.
Çfarë shton raportimi ynë investigativ?
Raportimet tona investiguese që i kemi botuar, përfshi dosjet që përshkruajnë një komplot atentati në vitin 2021 dhe rrjete të dyshuara që ndërthuren mes elitave të vjetra politike7, krimit të organizuar dhe interesave të huaja, e vendosin çështjen Klinaku–Selmani në një narrativë më të gjerë të delegjitimimit dhe kërcënimit ndaj një qeverie reformiste. Po ashtu, deklarimet televizive të Xhavit Halitit në shkurt 20258, se një “snajperist” nga Shqipëria ishte kontraktuar për ta vrarë dhe se lista e objektivave përfshinte edhe Kurtin, dëshmojnë se diskursi i dhunës nuk është abstrakt, është real në debatin publik. Këto pretendime kërkojnë verifikim prokurorial, por vetë ekzistenca e tyre publike e rrit rrezikun.
Vija editoriale: qartësi e ftohtë, pa eufemizma
Brutaliteti i fakteve: kur një figurë publike thotë “më parë e vras kryeministrin” dhe e përsërit, ky është kërcënim penal, jo “gjuhë e nxehtë” politike. Kjo është arsyeja pse Prokuroria ka vepruar dhe pse rasti është në gjykatë9.
Interesi publik: kur kërcënimi i artikuluar përkon me një periudhë të rrezikut të shtuar, siç ishte sulmi në Banjë dhe tensionet e vazhdueshme në veri të vendit10, pesha e fjalës bëhet edhe më e rëndë.
Rreth profilit politik të Klinakut dhe akuzave më të gjera
Kundërshtarë politikë dhe reporterë investigativë e vendosin Klinakun brenda një rrethi figurash që, sipas tyre, kanë kapur segmente të institucioneve për 20 vjet dhe kanë përfituar nga tranzicioni. Këto janë pretendime të rënda që kërkojnë prova gjyqësore; objektivisht mund të thuhet vetëm se retorika e tij publike sot përputhet me një klimë ku dhuna politike është diskutuar hapur dhe ku rrjete të sanksionuara ndërkombëtarisht si ai i Radoiqiçit kanë operuar në terren.
Ajo që është e padiskutueshme: kërcënimet e Klinakut mbërrijnë pikërisht në një kontekst ku Beogradi akuzohet nga Prishtina11 dhe aktorë ndërkombëtarë se mbështet struktura paralele dhe paramilitare në veri, akuza që Serbia i mohon dhe ku një polic kosovar është vrarë në detyrë gjatë një sulmi të armatosur12. Kjo e bën heshtjen e shumë figurave ndaj Banjës dhe zëshëmrinë e tyre përballë kryeministrit edhe më domethënëse politikisht.
Ky rast nuk është për “fjalë të ashpra” në Facebook. Është për një kufí ligjor që mbron jetën e një personi dhe integritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kur kufiri kalohet, vepron Kodi Penal. Gjykata tani duhet të thotë fjalën e saj mbi fajin ose pafajësinë e të akuzuarve; por, në planin publik, mesazhi është i thjeshtë: kërcënimi i personalizuar për vrasje ndaj një zyrtari të zgjedhur nuk është “opinión”. Është krim i dyshuar me pasoja që shkojnë përtej një statusi në rrjetet sociale.
Nga retorika te faktet: maskat bien para kamerës, ligji mbetet njësoj për të gjithë.
Publiku duhet t’i dëgjojë me veshët e vet. Shikoni deklarimet e Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit të transmetuara nga KALLXO.com13 pas seancës së parë: ata nuk e pranojnë fajësinë dhe e përkthejnë kërcënimin si “opinion politik”. Ndërkohë, aktakuza flet për postime eksplicite dhe të përsëritura me përmbajtje “më parë e vras Albin Kurtin…”, pra për një kanosje të drejtpërdrejtë ndaj një zyrtari publik.
Ju ftojmë t’i ndiqni fjalët e tyre në video/materialin e KALLXO.com dhe të gjykoni vetë tonalitetin, përzgjedhjen e fjalëve dhe mënyrën si e relativizojnë dhunën si “qëndrim”.
Këtu bie “maska” e parë: thirrja te lavdia e UÇK-së si mburojë retorike. Lufta çlirimtare ishte akt rezistence kundër forcave serbe të armatosura të Jugosllavisë; ishte betejë për liri dhe shtet. Ta përdorësh sot UÇK-në si strehë për t’i dhënë “legjitimitet” kërcënimeve ndaj kryeministrit apo për t’i ikur llogarisë ligjore është keqpërdorim i simboleve të luftës. Retorika me sllogane s’është argument juridik dhe nuk mund ta pezulloj Kodin Penal. Ligji është i njëjtë për të gjithë.
“Maska” e dytë: identifikimi me veteranët për të mbuluar realitete të hidhura të pasluftës. Shumë ish-luftëtarë kanë jetuar me traumë14, varfëri dhe margjinalizim, dhjetëra vetëvrasje janë raportuar ndër vite nga organizatat e veteranëve dhe mediat, megjithëse shteti nuk mban statistika të plota zyrtare. Kjo tablo nuk i ngjason aspak pasqyrës së pasurisë dhe ndikimit që disa figura sikur Faton Klinaku e shfrytëzuan në tranzicion. Të fshihesh pas “emrit të luftës” ndërkohë që një pjesë e shokëve të dikurshëm nuk ia kanë dalë as të vënë bukë në tryezë pë fëmijët e tyre15, është etikisht e papranueshme.
“Maska” e tretë: manipulimi i statusit të veteranit. Institucionet dhe gjykatat janë përballur me skema të “veteranëve të rremë” dhe lista të fryra që i kanë kushtuar qindra miliona buxhetit16, disa çështje kanë sjellë dënime17, të tjera përfunduan me shpallje të pafajësisë18. Pra, jo çdo kush që valëvit simbolikën e UÇK-së flet në emër të saj dhe as në emër të atyre që realisht kanë sakrifikuar.
Ta rikujtojmë “realitetin e ligjit” që ata vetë e përmendin: Kodi Penal i Kosovës (Neni 181) e sanksionon kanosjen serioze, aq më tepër kur synon zyrtarë publikë dhe bëhet publikisht. Fjala e lirë nuk i mbron thirrjet për vrasje. Pikë. Po ashtu, dhuna në familje është vepër penale19; statistikat dhe raportet e pavarura flasin për rritje të rasteve dhe dënime ende të ulëta në praktikë, një provë tjetër pse “respekti për prokurorinë” duhet të nisë nga vetja.
Sa për Faton Klinakun, ekziston një aktakuzë e veçuar për dhunë në familje: Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë se më 30 gusht 2022 ai, nën ndikim alkooli (1.72 promil sipas dosjes), ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur. Këto janë pretendime të dokumentuara në aktakuzë, të cilat presin epilog gjyqësor, por vetë fakti i procedimit flet për peshën e akuzave. Kjo nuk ka të bëjë me “qëndrim politik”; ka të bëjë me dhunë familjare dhe përgjegjësi para ligjit20.
Dhe konteksti i sigurisë nuk është abstrakt. Kërcënimet publike të 2023-ës u bënë në një periudhë kur veriu i Kosovës u përfshi nga veprime të dhunshme të orkestruara nga struktura serbe; në Banjë u vra polici Afrim Bunjaku dhe më pas Milan Radoiqiç mori publikisht përgjegjësinë për organizimin. Në një klimë të tillë, normalizimi i retorikës “më parë e vras…” nuk është fjalë e tepruar, por thirrje që bien mbi barut. Kjo është arsyeja pse prokuroria duhet të vepron.
Përfundimi është i thjeshtë dhe i ftohtë: UÇK-ja historike nuk ka asnjë lidhje me lejen për të kërcënuar sot. Lufta çlirimtare ishte kundër ushtrisë e policisë serbe të një regjimi shtypës; pas 25 vitesh, shteti që doli nga ajo luftë ka ligje që mbrojnë jetën, familjen dhe institucionet. Ata që e përdorin emblemën e UÇK-së si perde për t’i arsyetuar kërcënimet e tyre me dhunë apo ndikim mbi drejtësinë, e tradhtojnë edhe luftën, edhe shtetin. Fjalët kanë peshë ligjore. Dhe sot, për to, llogaria jepet në gjykatë, jo në Facebook, as në konferenca improvizuese.
Kosova nuk e ka trashëgimi vrasjen politike. Trashëgimia e UÇK-së është çlirimi dhe themelimi i shtetit, jo gjaku në prag dhe jo kërcënimi i kundërshtarit politik me vdekje. Vrasjet politike, atentatet, frikësimi dhe normalizimi i dhunës i përkasin strukturave kriminale që, duke u fshehur pas emrit të luftës, kërkuan të mbeten të përjetshme në pushtet për ta plaçkitur vendin edhe më tej. Për dy dekada të tranzicionit, pikërisht këto rrjete e shndërruan republikën në skenë grabitjeje, duke sulmuar e vrarë politikanë, aktivistë e gazetarë dhe duke llogaritur se do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. Sot, teksa përpiqen sërish të vishen me petkun e “heroit” dhe ta shesin plan-vrasjen politike si “qëndrim” a “opinion”, maskat u kanë rënë: mesazhi i tyre i sotëm është i zhveshur: përpjekje për ta normalizuar një atentat të paramenduar. Këtë vend e bën të sigurt ligji, jo britmat; dhe kushdo që thërret për vdekje në emër të lavdisë, e tradhton luftën, e tradhton shtetin dhe duhet të përballet me drejtësinë.
I dashur lexues, mbështetja juaj për ne, është akt rezistence i luftës psikologjike kundër Republikës së Kosovës | ☑ Abonohu | ☑ Dhuro | ☑ PayPal |
Mafia Politike e Kosovës: A Do Të Ndalen Apo Do Ta Rrëzojnë Albin Kurtin?
Që nga viti 2021, Kosova ka përjetuar një ndryshim të rëndësishëm politik pas fitores dërrmuese të Kryeministrit Albin Kurti dhe administratës së tij. Përmbytja zgjedhore e qeverisë së tij të parë në vitin 2020 i dha fund dy dekadave të qeverisjes nga parti politike të lidhura gjerësisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga shtyllat kryesore…
Ekskluzive: “Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit — BpD.
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS — Gazeta Zyrtare.
Një Vit Pas Banjës: Roli i Perëndimit në Përshkallëzimin Ballkanik të Serbisë
Një vit pas sulmeve në Banjë, agresioni i Serbisë dhe lehtësimet e Perëndimit ndaj saj vazhdojnë të destabilizojnë Kosovën, duke ngritur pyetje për sigurinë rajonale dhe përgjegjësitë ndërkombëtare. — KB.
Kosovo Serb Kingpin Radoicic Takes Responsibility for Weekend Shootout — Balkan Insight.
Kosovo Serb politician arrested over role in armed ambush of police
Milan Radoičić admitted being among paramilitaries who ambushed Kosovan patrol leading to four deaths — The Guardian.
Mafia Politike e Kosovës: A Do Të Ndalen Apo Do Ta Rrëzojnë Albin Kurtin?
Raport ekskluziv: Brenda fushatës për rrëzimin e Kryeministrit reformist të Kosovës, Albin Kurti — një gardë e vjetër e korruptuar, një komplot për vrasje dhe një makineri mediatike. — KB.
Kur Politika Vret: Kush Donte Ta Vriste Albin Kurtin?
Kur një politikan pranon publikisht komplotin për vrasjen e tij, çfarë tregon kjo për shtetin? Në Kosovë, duket se vdekja është pjesë e lojës për pushtet. — KB.
Ekskluzive: “Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit — Betimi Për Drejtësi.
A Year After Banjska Attack, Kosovo Indictment Chronicles Serb ‘Land Grab Plot’ — Balkan insight.
Kosovo accuses Serbia of involvement in paramilitary ambush
Kosovo says group behind deadly clash with local police was armed by Serbia and sought to provoke partition — The Guardian.
VIDEO: Nuredin Selmani thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka pse të frikësohet nga ai — Kallxo.com
“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” - Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social — Radio Evropa e Lirë.
Kosovo Acquits Ex-PM of Falsifying List of War Veterans — Balkan Insight.
Peja court issues sentences for ‘fake veterans’
Facing more than 7,000 pending cases, the Basic Court of Peja has begun the process of penalizing individuals that have been fraudulently receiving money from the government’s war veterans’ pension scheme. — Prishtina Insight.
Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje — Grupi Per Studime Juridike dhe Politike.